Idrizi: Pozita momentale ku ndodhet Trepça ’89 në tabelë nuk është reale

Futboll

Idrizi: Pozita momentale ku ndodhet Trepça ’89 në tabelë nuk është reale

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 15:55
Idrizi: Pozita momentale ku ndodhet Trepça ’89 në tabelë nuk është reale

Kryetrajneri i Trepça '89, Shpëtim Idrizi, është ndarë i kënaqur me fitoren 3:1 ndaj Dritës.

“E kishim nisur me fitore stinorin vjeshtor të kampionatit dhe po e përfundojmë me fitore. E kemi ditur që kjo ndeshje do të jetë e vështirë për faktin se përballemi ndaj një skuadre të fuqishme siç është ajo e Dritës dhe kam besim se kjo fitore do të na shërbej për motiv në pjesën pranverore të kampionatit. Futbollistët kanë shfaqur formë të mirë dhe loja të cilën e aplikojmë ne përmes krahëve dhe topave kthyes ka rezultuar shumë e suskesshme sidomos në këto ndeshje”, deklaroi ai. Ai më pas deklaroi se pozita në të cilën ndodhet Trepça ’89 në tabelë nuk është reale.

“Pozita momentale ku ndodhet Trepça ’89 në tabelë nuk është reale, pasi që pothuajse në secilën ndeshje kemi patur minimun nga 3-4 mundësi për të shënuar. Por, unë kam besim të madh te këta djem dhe në pranverë do të shfaqim ndeshje edhe më të mira”, përfundoi Idrizi.

‘Minatorët’ kanë 23 pikë momentalisht dhe vjeshtën do ta mbyllin në pozitën e tetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat