Interi lider në Serie A, fiton Milani

Futboll

Interi lider në Serie A, fiton Milani

Nga: K. Goca Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 16:55
Martinez

Skuadra e Interit merr kreun e tabelës në serie A, e shfrytëzon kiksin e Juventusit që barazoi sot 2:2 me Sassuolon. Interi e mposht me 2:1 Spal-in, në takimin e javës së 14-të. Futbollisti Lautaro Martinez është hero i fitores me golat që realizoi në minutën e 16-të dhe të 41-tën, ndërsa Valoti (50') shënon për Spal.

Portieri Etrit Berisha bëri paraqitje të mirë të Spal por jo edhe të befasojnë Interin, që kryeson tabelën me 37 pikë, një më shumë se Juve dhe Spal është në pozitën e 19-të me 9 pikë. Lazio e mposhti me 3:0 Udinesen. Immobile shënon në minutën e 9-të dhe të 36-tën nga penalltia, si dhe Alberto në atë të 45+1' po ashtu nga penalltia.

Thomas Strakosha, portier, me plot sukses u paraqit në petkun e Lazios. Lazio është në vend të tretë me 30 pikë dhe Udinese e 15-ta me 14 sosh. Parma mposhtet në fund 1:0 nga Milani.

Milani importon tri pikë fal golit të Hernandez në minutën e 89-të. Parma është në vend të nëntë me 18 pikë, ka një më shumë se Milani që renditet dy pozita më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat