Mjeshtëria Zhegrovës çon në këmbë zviceranët! Baseli shkatërron kampionin 

Futboll

Mjeshtëria Zhegrovës çon në këmbë zviceranët! Baseli shkatërron kampionin 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 18:04
Mjeshtëria Zhegrovës çon në këmbë zviceranët! Baseli shkatërron kampionin 

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, shënoi gol të bukur kundër kampionit të Zvicrës, Young Boysit, në takimin e javës së 16-të të kampionatit zviceran.  

Baseli e mposhti me rezultat bindës 3:0 Young Boysin. Në minutën e 6-të, futbollisti Zhegrova mashtron dy mbrojtës rival dhe për bukuri asistoi deri të Cabral dhe shënon për 1:0.

Alderete thellon epërsinë në 2:0 në minutën e 13-të. Zhegrova u tregua jashtëzakonisht i mirë, mjeshtëria e tij çon në këmbë tifozët, duke shënuar nga 16 metra në këndin e djathtë dhe shkatërron me 3:0 rivalin.

Zhegrova luajti 76 minuta dhe Taulant Xhaka tërë takimin. Young Boys është në vend të parë me 34 pikë, ka një më shumë se Baseli në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat