Conte: Jam krenar që Interi është lider i Serie A

Futboll

Conte: Jam krenar që Interi është lider i Serie A

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 21:45
Antonio Conte

Antonio Conte është “krenar” që e sheh Interin në krye të tabelës pas një fillimi rekord të sezonit në Serie A.

Nerazzurrët tejkaluan Juventusin, i cili barazoi 2-2 me Sassuolo sot, për të dalë në krye të tabelës së Serie A pas një fitore 2-1 ndaj SPAL-it.

Ata vendosën një rekord të ri të të gjitha kohërave si fillimi më i mirë i Interit ndonjëherë në një sezon të Serie A, duke fituar 12 nga 14 e para të sezonit.Lexo po ashtu:Lautaro ia siguron fitoren Interit ndaj Spalit, Nerazzurrët ia ‘rrëmbejnë’ Juventusit kreun

“Ne kemi punuar që nga dita e parë për të bërë një ndikim dhe për të mërzitur ekipet e tjera. Të jesh përsëri në krye të tabelës pas 14 ndeshjes na bën krenarë, sepse e dimë udhëtimin që kemi kaluar për të arritur këtu”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sport Italia.

“Në të njëjtën kohë, kjo duhet të na japë entuziazëm pozitiv, të na shtyjë të bëjmë edhe më mirë dhe të kontrollojmë lojën pa vuajtur deri në fund si bëmë sot, sepse në ato rrethana një goditje e devijuar mund të ndryshojë gjithçka”.Lexo po ashtu:Inter 2-1 Spal, nota e Etrit Berishës dhe të tjerëve

“Ne ishim të vendosur sot ndaj Spalit-it dhe e dinim se Juventus kishte lënë pikë, kështu që ishin të përgatitur për të shfrytëzuar sa më shumë situatën”.

“E merituam të mposhtim Spalin dhe është e rëndësishme të kujtojmë se jemi të përqendruar në procesin e rritjes tonë, i cili është në zhvillim e sipër, kështu që ne nuk po përpiqemi të krahasojmë veten me të tjerët”, përfundoi italiani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat