Milot Rashica tregon se kujt ia dedikoi dy golat e sotëm

Futboll

Milot Rashica tregon se kujt ia dedikoi dy golat e sotëm

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 21:56
Milot Rashica

Milot Rashica është i lumtur me golat dhe fitoren e Werder Bremen 3-2 ndaj Wolfsburg, që i dha fund ecurisë tetë ndeshje pa fitore.

Ylli i Kosovës realizoi dy gola, mjaftueshëm që t’i sigurojë skuadrës së tij tre pikë mjaft të rëndësishme.

Rashica festoi duke bërë simbolin e shqiptarve ‘shqiponjën’ në të dyja raste dhe tani ai ka zbuluar se golat e sotëm i dedikohen viktimave të tërmetit në Shqipëri.

22-vjeçari ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke shkruajtur: ”Për Shqipërinë”.

Futbollisti vushtrrias ka shënuar deri më tani gjashtë gola në Bundesligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat