Barcelona fiton derbin ndaj Atletico Madridit, Ter Stegen dhe Messi ishin fantastik

Futboll

Barcelona fiton derbin ndaj Atletico Madridit, Ter Stegen dhe Messi ishin fantastik

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 23:01
Leo Messi

Skuadra e Barcelonës ka fituar derbin ndaj Atletico Madridit në ‘Wanda Metropolitano’ me rezultatin e ngushtë 0:1.

Leo Messi realizoi golin e vetëm në këtë derbi në minutën e 86’të të duelit, për t’i sjellur tre pikë të mëdha katalanasve.

Ter Stegen ishte gjithashtu i jashtëzakonshëm në këtë duel, pasi bëri dy pritje të jashtëzakonshme në pjesën e parë – pasi gjatë 45 minutave fillestare Atletico Madrid dominoi ndeshjen.

Në të dytën, Barça mori përsipër ndeshjen dhe pak para fundit realizoi me Messin që mori me vete tre pikët dhe shijoi golin e parë në stadiumin e ri të Atleticos, gjithashtu edhe fitoren e parë.

Barcelona mbetet në vendin e parë me 31 pikë – kurse Atletico Madrid në vendin e gjashtë me 26 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat