Minatori mund të mbetet pa njërin ndër futbollistët kryesor, Stublla i pavendosur

Futboll

Minatori mund të mbetet pa njërin ndër futbollistët kryesor, Stublla i pavendosur

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 15:49
Enis Stublla

Minatori është njëra prej skuadrav pretendente për inkuadrim në Ligën e Parë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri i mirënjohur Faruk Statovci gjendet në pozitën e tretë me 33 pikë të tubuara dy më pak se Kika që mban pozitën e parë.

Por skuadra e Minatorit mund të mbetet pa njërin ndër futbollistët kryesor të skuadrës Enis Stubllën, i cili për faqen Futbolli i Kosovës u shpreh:"Kam disa oferta nga disa skuadra të Ligës së Parë, por së pari do të bisedojë me kryesinë e Minatorit pastaj do të vendosi për të ardhmen".

Ai ka treguar paraqitje të mirë edhe në ndeshjen ndaj Prishtinës e cila u zhvillua në kuadër të Digitalb Kupës së Kosovës.

Enis Stublla këtë sezonë me Minatorin ka arritur të shënoj 10 gola, por duke arritur të dhuroj edhe shumë asistime për bashkëlojtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat