Pep Guardiola: Leicester City nuk është befasi

Futboll

Pep Guardiola: Leicester City nuk është befasi

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 17:43
Pep Guardiola

Pep Guardiola thotë se forma e shkëlqyer e Leicester City nuk është befasi.

Trajneri i Manchester Cityt, duke folur përpara ndeshjes së nesërme ndaj Burnley, thotë se gara për triumfin në Premierligë po bëhet mjaft interesante.

“Unë mendoj se është tipike që në këtë kampionat të ketë shumë, shumë ekipe që luajnë mirë,” tha Pep.

“Sezonin e kaluar kanë qenë një ose dy, por Leicester është në lart në tabelë tani, sepse ata po luajnë jashtëzakonisht mirë që nga sezoni i kaluar.”

“Kur Brendan mori përsipër ekipin e Leciesterit ndryshoi mënyrën e lojës, ne e dinim që do të ndryshojnë. Ata po luajnë tepër mirë”, përfundoi Pep.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat