Flet Van Dijk pasi dështoi ta mposhtë Messin për Topin e Artë

Futboll

Flet Van Dijk pasi dështoi ta mposhtë Messin për Topin e Artë

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 22:21
Van Dijk

Virgil van Dijk ka dështuar ta mposhtë Lionel Messin në garën për ‘Topin e Artë’.

Tashmë ka përfunduar ceremonia e ‘France Football’, ku është shpallur fituesi i ‘Topit të Artë’.

Çmimi më i vlefshëm individual është dhënë sonte në një ceremoni të organizuar nga mediumi prestigjioz francez, shkruan Zëri.info.

Në garë të ngushtë me Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldo, Lionel Messi është shpallur fitues.

Pas ceremonisë, Van Dijk ka reaguar, duke lavdëruar dhe respektuar Messin.

“Kam pasur një edicion të mrekullueshëm, por nganjëherë ju jeni kundër lojtarëve si Messi, të cilët janë paksa jo-natyral. Gjashtë ‘Topa të Artë’, ju duhet ta respektoni madhështinë”, ka thënë Van Dijk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat