Ronaldo i përgjigjet Messit, fiton trofeun e rëndësishëm në Milano

Futboll

Ronaldo i përgjigjet Messit, fiton trofeun e rëndësishëm në Milano

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 08:16
Cristiano Ronaldo

Lionel Messi feston në Paris, Cristiano Ronaldo në Milano.

Ylli portugez i është përgjigjur me trofe triumfit të Messit, i cili arriti të ngre për herë të gjashtë në karrierë trofeun më të lakmuar për futbollistë "Topin e Artë". Messi bindi gazetarët, trajnerët dhe kapitenët nga e gjithë bota, duke rrembyer kështu titullin e dhënë nga "France Football".

Në ceremoninë e mbajtur në Milano të hënën në mbrëmje, Cristiano Ronaldo fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të kampionatit, pasi ndihmoi Juventusin me 21 gola për të fituar titullin e 8-të kampion radhazi të Seria A. Ekipi më i mirë i sezonit aktual u shpall Atalanta, me Bergamaskët që arritën të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve.

Fituesit "Gran Gala del Calcio 2019".

Lojtari më i mirë: Cristiano Ronaldo (Juventus)

Trajneri më i mirë: Gian Piero Gasperini (Atalanta)

Arbitri më i mirë: Gianluca Rocchi

Goli më i bukur: Fabio Quagliarella (Sampdoria vs Napoli)

Ekipi më i mirë: Atalanta

Formacioni më i mirë: Samir Handanovic (Inter); Aleksandar Kolarov (Roma), Giorgio Chiellini (Juventus), Kalidou Koulibaly (Napoli), Joao Cancelo (Juventus); Miralem Pjanic (Juventus), Josip Ilicic (Atalanta), Nicolo Barella (Cagliari); Fabio Quagliarella (Sampdoria), Cristiano Ronaldo (Juventus), Duvan Zapata (Atalanta).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat