Motra e Cristiano Ronaldos i përgjigjet Van Dijk për komentet e bëra gjatë ceremonisë për Topin e Artë

Futboll

Motra e Cristiano Ronaldos i përgjigjet Van Dijk për komentet e bëra gjatë ceremonisë për Topin e Artë

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 09:53
Virgil van Dijk, Cristiano Ronaldo

Në ceremoninë e 64-të të Topit të Artë, të mbajtur mbrëmë në Paris, ku Lionel Messi fitoi këtë trofe për herë të gjashtë në karrierë, , Virgil van Dijk u përpoq të justifikonte me sarkazëm mungesën e Cristiano Ronaldos .

Sipas të gjitha gjasave këtë nuk e ka pritur mirë motra e Ronaldos, Katia Aveiro.

Qendërmbrojtësi holandez u pyet për mungesën e Ronaldos në ceremoninë prestigjioze, dhe nëse kjo do të thotë se ai kishte një më pak rival për të garuar.

Për këtë, van Dijk kaloi një vërejtje ironike të lehtë duke thënë: "A ishte ai atëherë rival?"

Në një postim në Instagram, motra e superyllit portugez ka shkruar se nuk është  drejtë që mbrojtësi i Liverpool-it ta krahasonte veten me Ronaldon, i cili është një nga legjendat e futbollit.

Aveiro përmendi se si Ronaldo kishte qenë tashmë në krye të renditjes së Ballon d'Or 'një mijë herë' dhe gjithashtu kishte fituar tre herë kampionatin anglez, aty ku sipas saj Virgil ende nuk ka arritur të bëjë një gjë të tillë.

"Atëherë, i dashur Virgil, Cristiano Ronaldo shkoi në vende të tjera dhe u bë lojtari më i madh në historinë e një klubi siç është Real Madrid, të ju them diçka Virgil? Ndoshta kështu, sepse ky klub, me këtë djalë të Cristiano, ju mposhti në Ligën e Kampionëve. Ronaldo ka fituar tashëm pes herë këtë kompeticon”, ka shkruar ndër tjerash motra e portugezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat