E konfirmon Eroll Salihu: Nesër mblidhet Komitetit Ekzekutiv i FFK’së, pritet të diskutohet për Arianit Ahmetin

Futboll

E konfirmon Eroll Salihu: Nesër mblidhet Komitetit Ekzekutiv i FFK’së, pritet të diskutohet për Arianit Ahmetin

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 11:41
Eroll Salihu

Nesër pritet të mblidhet komiteti ekzekutiv i FFK-së, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në këtë federatë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Eroll Salihu nw njw prononcim tw shkurtwr për KosovaPress.

“Po është vendosur që nesër të mblidhet Komiteti Ekzekuti i Federatës së Futbollit të Kosovës”, tha shkurtimisht Salihu.

Ndërsa i pyetur se a do të shkarkohet zv. sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti, Salihu nuk pranoi të jap ndonjë përgjigje.

Ahmeti dje e zyrtarizoi kandidaturën e tij për kryetar të ardhshëm të FFK’së. Ai konfirmoi që është duke mbledhur vota për thirrjen e një kuvendi të FFK’së ku synohet largimi i kreut aktual, Agim Ademi, dhe ardhja e tij në krye të futbollit kosovar.

Madje, Ahmeti deklaroi se ka plotë 41 vota pas tij. FFK demantoi një lajm të tillë, duke njoftuar se pas Ahmetit nuk janë më shumë se 7 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat