Reali kërkon ta transferojë Koulibaly në fund të këtij sezoni

Futboll

Reali kërkon ta transferojë Koulibaly në fund të këtij sezoni

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 11:42
Koulibaly

Klubi madrilen tash e disa kohë është në kërkim të një qendërmbrojtësi.

Real Madrid është duke përgatitur një ofertë për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly në fund të këtij sezoni.

Blancos e konsiderojnë senegalezin si pasardhësin ideal për spanjollin Sergio Ramos, por për të fituar shërbimet e tij duhet të luftojnë ashpër me skuadrën angleze të Manchester United, të cilët kanë një interesim të kamotshëm për mbrojtësin e Napolit.

Koulibaly numëron 12 paraqitje në Serie A me Napolin, skuadër e cila nuk është duke kaluar në një formë të mirë këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat