I tha ‘jo’ Kosovës dhe Shqipërisë, shkon ushtar

Futboll

I tha ‘jo’ Kosovës dhe Shqipërisë, shkon ushtar

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 12:41
I tha

Shqipëria dhe Kosova e kërkuan me ngulm, por sulmuesi Shani Tarashaj zgjodhi të përfaqësonte Zvicrën.

Futbollisti 24-vjeccar bëri paraqitje të mira në vitin 2016, teksa shënonte 11 gola për Grasshopper në kampionatin zviceran.

Ai ishte gjithashtu një lojtar i rëndësishëm i Zvicrës U21 dhe më pas kaloi në ekipin e parë, duke refuzuar Shqipërinë dhe Kosovën.Atë verë kaloi tek Evertoni dhe më pas për të pati një histori dështimi, ndikuar shumë edhe nga lëndimet, raporton insporti.

Provoi të tregonte vetën në Gjermani me Eintracht Frankfurt në Bundesliga, u rikthye te Grasshopper për të rilindur, por ishte e kotë.

Edhe në Zvicër pati një lëndim, ndërkohë që tani është i huazuar nga Evertoni te skuadra e Emmenit në Holandë. Asnjë ndeshje në kampionat, katër herë në bankën e rezervistëve.

Tarashaj, duke parë këtë situatë, ka vendosur të heqë qafe shërbimin ushtarak në Zvicër dhe së fundmi po qarkullojnë fotot e tij me uniformë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat