Tërmeti tragjik, klubi nga Kosova donacion për familjarët e viktimave

Futboll

Tërmeti tragjik, klubi nga Kosova donacion për familjarët e viktimave

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 13:28
Tërmeti tragjik, klubi nga Kosova donacion për familjarët e viktimave

Një tjetër klub futbolli është sensibilizuar me tragjedinë e tërmetit në Shqipëri. Bëhet fjalë për Gjilanin. 

Bordi drejtues i klubit që militon në elitën e futbollit kosovar, vendosi që të gjitha të ardhurat e grumbulluara nga shitja e biletave në sfidën kundër Prishtinës që përfundoi në barazim 0:0, të dhurohen donacion për familjet e viktimave të prekur nga tragjedia e tërmetit.

"Pas ngjarjeve tragjike të ndodhura ditë më parë në Shqipëri, bordi drejtues i klubit me në krye Presidentin, z. Florim Zuka, ka vendosur që të ardhurat e të hyrave nga shitja e biletave të duelit kundër Prishtinës, të dhurohen donacion për familjarët e viktimave të prekura nga tërmeti tragjik i ndodhur ditë më parë në Shqipëri", thuhet nga Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat