Kush më kë takohen në Kupën e Kosovës?

Futboll

Kush më kë takohen në Kupën e Kosovës?

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 13:54
Kush më kë takohen në Kupën e Kosovës?

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për 1/8 të ndeshjeve të Kupës së Kosovës në futboll.

16 skuadra që ishin pjesë e këtij shorti vijnë nga tri rangjet, 9 skuadra ishin nga Superliga, 6 prej tyre nga Liga e Parë dhe vetëm një nga Liga e dytë.

Në këtë short i pranishëm ishte dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili kishte ardhur për të monitoruar këtë short.

Feronikeli pritet të ketë punë të lehtë, ku në 1/8 do të ndeshet me skuadrën e vetme nga Liga e Dytë, atë A&N nga Prizreni.

Ndeshja kryesore pritet të jetë ajo në mes të Ballkanit dhe Trepçës ‘89, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në Suharekë.

Ja çiftet

Feronikeli – FC A&N
Drenica – Dardana
Vitia – Dukagjini
Trepça – Vushtrria
Gjilani – 2 Korriku
Arbëria – Prishtina
Ballkani – Trepça 89
Liria – Ferizaj

Këto ndeshje pritet të luhen gjatë vikendit të ardhshëm më datë 7 dhe 8 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat