Çmimi special, për futbollistin special

Futboll

Çmimi special, për futbollistin special

Nga: Fetah Veliu Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 15:04
Messi

Për me arrit një çmim special, duhesh të jesh special në profesionin që ushtron, të ngritësh në dimension special të detyrave organizative dhe të qenit special si lidership në lojën e futbollit, ashtu si është Lionil Messi!

Arritjet e Lionil Messit në futboll, nuk janë të rastësishme, apo edhe në një vit kalendarik të qenit kampion me skuadrën e Barcelonës, por është proces i vazhdueshëm zhvillimor në rritje e vetive kognitive, sidomos të avancimit të proceseve neuromotorike, të cilët arrijnë vlerat e larta formatizuese të programit mental, i cili në kohë dhe trajnime programore, arrin funksionalitet dhe eficiencë të lartë te realizimit të detyrave organizative në një ndeshje futbolli!

Lionel Messi, është special në përformancë dhe realizim te detyrave pozicionale, sidomos kur është ne posedim te topit, ai ven ne funksion programin mental pozicional, ne vlerësimin, interpretimin dhe veprimin neuromotorik adekuat, që kap përmasa të larta parashikuese, të funksionit dhe saktësisë realizuese në lojë! Pse? Messi është special dhe i veçantë nga të gjithë futbollistët elitar, kandidat për fitimin e trofeut më të lartë Evropian në futboll, të topit të artë?

Messi, si asnjë futbollist tjetër konkurrues i futbollit elitar Evropjan, veçohet nga kapaciteti i larte i funksionalitetit mental, atij programor neuromotorik, qe vene ne veprim dimensionin organizativ te funksionalitetit të përpiktë në kohë dhe hapësirë! Si asnjë futbollist tjetër, përveç aftësive të lartë funksionale neuromotorike, Messi vënë në funksion veprimin e tij mental, i cili është i programuar, i formatizuar me një veprim të lartë të automatizmit, në funksionalitetit te duhur të veprimit efikas të lartë në kohë dhe hapësirë! Messi në krahasim, dhe dallim nga futbollistët tjerë eminent, elitar të futbollit Evropian, në dallim nga Cristiano Ronaldo, është më i avancuar dhe me funksional në efikasitet të përdorimit të elementet teknike, dhe sidomos te Messi, koha dhe hapësira e veprimit të tij neuromotorik në lojë, është më e vogël dhe më e shkurtë, prandaj, shpejtësia e tij e veprimit mental, atij programor të automatizmit është më e shpejtë, më efikase dhe përmbledhëse në funksion të lartë të veprimeve psiko/fizikë!
V= m/t
V= 100m/12’
V= 10m/1.2’
Kjo është vlera e arritshmërisë funksionale të Messit në hapësirë prej 10m, dhe kohë prej 1.2’, përmasa këto llogaridhënëse që e bëjnë atë shumë, shumë përpara në funksion dhe efikasitet të tij në hapësirë dhe kohë para të gjithë futbollistëve tjerë konkurrues te futbollit elitar Evropian!

Unë, për shume vite kam studiuar veprimet teknike dhe ato mentale të Messit në një ndeshje futbollit, prandaj edhe udhëzohem dhe këto vlera të arritshmërisë dhe të saktësisë së lartë funksionale tekniko/ mentale i përdori dhe i aplikoj në seancat trajnuese të futbollistët, sidomos programin mental, i cili është i bazuar në funksionalitet të lart të veprimit dhe realizimit sa më të shkurt në hapësirë dhe kohë dhe sidomos të interpretimit dhe veprimit të duhur ne pozicion te lojës! Bota e futbollit dhe në veçanti komuniteti i futbollit, sidomos trajnerat e futbollit, Lionel Messin, duhet marrë, si shembull studimi dhe hulumtimi të aplikimit të programeve trajnuese tekniko/ mentale në metodologji dhe proces trajnues me futbollistët dhe gjeneratat e reja!
Autori është trajner i futbollit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat