Solskajeri paralajmëron lojtarët se do të shkarkohet

Futboll

Solskajeri paralajmëron lojtarët se do të shkarkohet

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 16:12
Ole Gunnar Solskjaer

Manchester United dhe Tottenhami do të përballen të mërkurën prej orës 21:00, ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të në Premierligë.

United në xhiron e kaluar barazoi me Aston Villan me rezultat 2:2, dhe tani pozicionohet në vendin e nëntë me 18 pikë.

Gazeta e njohur angleze “The Sun”, shkruan se trajneri Ole Gunnar Solsjkaer i ka thënë lojtarëve të tij se nëse nuk fitojnë ndaj Tottenhamit të mërkurën ai mund të shkarkohet nga posti i trajnerit në Manchester United.

Sipas kësaj gazete Solskjaer i ka thënë lojtarëve të tij se tani është koha më e keqe që të përballen me Tottenhamin, pas rikthimit të Mourinhos.

Kujtojmë se Tottenhami e ka rigjetur formën e mirë nën drejtimin e Jose Mourinhos, duke i regjistruar tri fitore rresht në tri ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat