Sarri me dhimbje koke, ylli i ekipit do të operohet nesër, pritet të mungojë gjatë

Futboll

Sarri me dhimbje koke, ylli i ekipit do të operohet nesër, pritet të mungojë gjatë

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 18:24
Maurizio Sarri

Mesfushori, Sami Khedira, nesër do t’i nënshtrohet një operacioni në në gju – konfirmon klubi i Juventusit.

Mesfushori ka pasur probleme me gjurit kohët e fundit dhe ishte jashtë fushave gjatë barazimit 2-2 me Sassuolo të dielën.

Në një deklaratë të postuar nga klubi nga Torino këtë pasdite konfirmohet se gjermani ka probleme me ligamentet e gjurit të djathtë.

Khedira do të kryejë operimin të mërkurën nga Profesor Ulrich Boenisch në Augsburg.

Mesfushori ka bërë 17 paraqitje për Juventusin këtë sezon në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat