Kryeson kampionatin, klubi gjerman shkarkon trajnerin për një arsye qesharake

Futboll

Kryeson kampionatin, klubi gjerman shkarkon trajnerin për një arsye qesharake

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 18:26
Dirk Lottner

FC Saabrucken ka shkrkuar trajnerin Dirk Lottner së bashku me zëvendësin e tij Robert Roelofsen, megjithëse aktualisht kryeson kategorinë e katërt gjermane.

Humbja 1-0 ndaj Steinbach nuk është përballuar mirë nga drejtuesit të cilët kanë marrë masa drastike.

Arsyeja e dhënë nga klubi ishte “ngjitja në kategorinë e tretë është në rrezik”, një arsye tepër qesharake.

Trajneri Lottner kishte udhëhequr ekipin e tij drejt 13 fitoreve radhazi, por dy rezultatet negative në javët e fundit i kanë kushtuar vendin e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat