Muriqi pas paraqitjes fantastike sonte: Më thanë se më duhen pesë javë shërim, unë fillova stërvitjet pas 20 ditëve

Futboll

Muriqi pas paraqitjes fantastike sonte: Më thanë se më duhen pesë javë shërim, unë fillova stërvitjet pas 20 ditëve

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 22:38
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ishte fantastik sonte për Fenerbahce, derisa kontriboi me një gol dhe një asistim në fitoren 4-0 të skuadrës së tij kundër Istanbusporit, në kuadër të Kupës.

Muriqi, i rikthyer nga lëndimi në fundjavë, luajti për 72 minuta, duke dhënë kontribut të madh në fitoren e skuadrës së tij.

Pritej që ai të mungonte për një kohë më të gjatë pas dëmtimit që e pësoi para pushimit ndërkombëtare, por ai befasoi të gjithë me rikthim të parakohshëm.

“Jam i lumtur, nuk luajta dhe prita një mundësi nga trajneri, sepse po mungoja,” tha fillimisht sulmuesi pas ndeshjes.

“Ne planifikuam 60-65 minuta. Shpresoj të marrim tri pikë të premten.

“[Doktorët] më thanë se nuk mund të bënin asgjë për pesë javë. Unë fillova stërvitjet me skuadrën në ditën e 21-të. Fillova 14 ditë më herët se që ishte planifikuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat