Manchester City rikthehet tek fitorja, shfryhet tek Burnley

Futboll

Manchester City rikthehet tek fitorja, shfryhet tek Burnley

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 23:17
Pamje nga ndeshja

Pas barazimeve ndaj Shakhtarit dhe Newcastle, Manchester City është rikthyer tek fitorja.

Skuadra e Pep Guardiolas ka fituar me rezutlatin e thellë 1-4 ndaj Burnley.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 0-1, pas golit të Gabriel Jesus, ndërsa me të filluar pjesa e dytë i njëjti lojtar shënoi sërish.

Në minutën e 68’të, Rodri me një super gol vulosi fitoren e Citizens, ndërsa katër minuta para fundit, Riyad Mahrez realizoi për të thelluar epërsinë e ekipit të Pep.

E gjithë ajo se çfarë bëri klubi vendas ishte goli në minutën e fundit të kohës së rregullt që u realizua nga Brady.

Manchester City ngjitet në pozitën e dytë, ku numëron 32 pikë, kurse Burnley pozicionohet në vendin e 11’të me 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat