Zlatan Ibrahimovic bën “lëmsh” Milanin, ndryshon kushtet e kontratës

Futboll

Zlatan Ibrahimovic bën “lëmsh” Milanin, ndryshon kushtet e kontratës

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 23:45
Zlatan Ibrahimovic

Ekipi i ri i sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic po mban pezull shumë tifozë, sidomos ata të Milanit.

Pas përfundimit të kontratës në Amerikë, suedezi u lidh ngushtë me një transferim në janar tek kuqezinjtë. Megjithëse me ecjen ditëve, transferimi mbeti në vend duke patur shumë dyshime.

Sëfundmi Sky Sport, raporton se Ibrahimoviç është duke luajtur me Milanin, duke ndryshuar kartat.

Njëzet ditë më parë dukej gjithçka e sigurt dhe entuziaste, për transferimin tek kuqezinjtë për 6 muaj, por problemet ekonomike ndalën gjithçka. Nga ana tjetër, tashmë Ibrahimoviç ka kërkuar për një kontratë 1 vit e gjysëm, diçka që rëndon drejtpërdrejtë në financat e Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat