Nëna e Messit ka mbetur e befasuar kur djali i saj e ka fituar Topin e Artë 2019

Futboll

Nëna e Messit ka mbetur e befasuar kur djali i saj e ka fituar Topin e Artë 2019

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 13:51
Messi

Nëna e Lionel Messit, Celia Cuccittini, ka pranuar se ajo nuk e ka menduar që djali i saj do të fitojë një tjetër Top të Artë gjatë karrierës së tij, pasi fitoi të pestën e tij në vitin 2015.

Ylli i Barcelonës, megjithatë, mundi dyshen e Liverpoolit Virgil van Dijk dhe Sadio Mane në çmimin e lakmuar individual të hënën, duke vendosur një rekord të ri me gjashtë sosh përpara Cristiano Ronaldo, i cili ka vetëm pesë.

Dhe, megjithë rekordeve dhe paraqitjeve mbresëlënëse që 32-vjeçari vazhdon të arrijë, familja e tij nuk e ka parë domosdoshmërisht që ai të emërohet si lojtari më i mirë i botës përsëri.

“Jam super e lumtur, ne nuk prisnim të fitonim çmimin. Ne menduam se e pesta do të ishte e fundit, kështu që kjo ishte një surprizë e bukur”, rrëfeu ajo në CNN Radio Argjentinë.

“Ai gjithmonë më emocionon. Ai nuk ndalet të na befasojë çdo ditë me ato që arrin. Për më tepër, çfarë personi është ai, gjëja kryesore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat