Guardiola mund të rikthehet tek Barcelona

Futboll

Guardiola mund të rikthehet tek Barcelona

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 14:44
Pep Guardola

Babai i Pep Guardolas, Valenti ka zbuluar për Marca se spanjolli mund të kthehet në të ardhmen tek Barcelona.

Guardiola arriti një sukses të madh me blaugranët duke fituar 9 tituj të mëdhenj në periudhën 4 vjeçari sa ishte trajner i Barçës.

““Mund të jetë një po, që ai do të kthehet në Barcelonës, por do të ishte si trajner”, tha fillimisht  Valenti Guardiola.

“Që kur është larguar nga shtëpia, ai gjithmonë i ka marrë vetë vendimet. Unë nuk e kam këshilluar kurrë”, ka përfunduar ai.

Por, së fundi, Guardiola insistoi se ai është i lumtur në Manchester City dhe nuk është e pamundur që të qëndrojë edhe më shumë sesa që ishte planifikuar fillimisht me kontratën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat