Baumann me disa fjalë të forta për Milot Rashicën

Futboll

Baumann me disa fjalë të forta për Milot Rashicën

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 15:24
Baumann me disa fjalë të forta për Milot Rashicën

Ylli i Kosovës i Werder Bremenit, 23-vjeçari Milot Rashica, është në formë mbresëlënëse.

Ai i ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me dy asiste në nëntë ndeshjet e fundit me klubin gjerman. Por, drejtori sportiv i klubi gjerman, Frank Baumann, beson se Rashica mund të bëhet edhe më i mirë.

“Miloti ka edhe më shumë potencial dhe ai nuk i ka shkuar ende deri në fund zhvillimit të tij. Ai do të bëhet vetëm edhe më i mirë, pasi që është gati të mësojë dhe të investojë shumë”, ka thënë Baumann.

“Kishte edhe të tjerë të interesuar nga Gjermania dhe Italia. Por, neve na ndihmoi fakti që kishim emër në Bundesligë. Ne fituam shumë pikë në këtë garë shkaku i ambientit tonë.

Unë bisedova me [agjentin e Rashicës, Altin] Lalën. Ai e njeh mirë Bremenin nga karriera e tij si futbollist dhe ka mendim shumë të mirë për ne. Ai u kushtoi rëndësi të veçantë Milotit në këtë rast”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat