Për të pasur më shumë qartësi për gjendjen e tij fizike, Stefano Sensi shkoi në Mynih për një konsultë mjekësore.
Sipas asaj që doli nga raporti, i cili konfirmoi problemin muskulor në kofshën e djathtë, mesfushori i Interit do të mungojë deri me 5 janar.
Të premten ‘Nerazzurrët’ do të kenë një sfidë tjetër të rëndësishme kundër Romës, por Sensi tashmë zyrtarizohet si mungesë për Conten.
Skuadra e Interit do të hyjë në këtë duel me mungesa të shumta në mesfushë, pasi Sensi, Barella dhe Gagliardini do të jenë jashtë fushave.