Prapaskena, trajneri i kombëtares: James, largohu nga Real Madridi!

Futboll

Prapaskena, trajneri i kombëtares: James, largohu nga Real Madridi!

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 16:31
Carlos Queiroz

"Shpresoj që James të jetë i lumtur, se mund të luajë, sepse në fund të fundit një futbollist ka 10, ose 12 vite për ta shijuar profesionin e tij. Edhe nëse ai qëndron disa ndeshje në stol, është si të thuash një shans i humbur", - tha Carlos Queiroz në fillim të sezonit, kur u konfirmua se James Rodríguez do të vazhdonte te Real Madridi.

Mirëpo, sipas gazetarit Carlos Antonio Veléz, trajneri i kombëtares së Kolumbisë i kërkoi mesfushorit që të shkojë në ndonjë ekip tjetër merkaton e verës: "Queiroz e thirri James për t'i thënë që të largohej nga Real Madridi. Iu drejtua me këto fjalë: Unë kam nevojë që t’i të largohesh drejt një klubi, ku gjen hapësira. Si trajner i kombëtares kam nevojë që ti të luash rregullisht".

Trajneri portugez ka thënë gjithmonë se ka nevojë për lojtarët që aktivizohen në klubet e tyre. Queiroz nuk dëshiron që kombëtarja e Kolumbisë të jetë streha dhe vendi i vetëm, ku ata mund të luajnë. Edhe aty nevojitet konkurrencë: "Një futbollist ka lindur për të luajtur, një këngëtar për të kënduar, nëse është kërcimtar duhet të kërcej. Nëse nuk kërce dhe nuk këndon, atëherë e humbet mundësinë, shansin".

Në fund, James Rodriguez vendosi të vazhdojë te Real Madridi për të luftuar për një vend titullari. Në fillim të sezonit gjithçka dukej premtuese për kolumbianin. Ai startoi në tri ndeshje radhazi (Levante, Sevilla dhe PSG për Ligën e Kampionëve), megjithatë, pak nga pak e humbi portagonizmin. Zidane e uli përsëri në stol, si alternativë. 

Kolumbia ka luajtur 9 ndeshje, 5 si startues, dhe ka shënuar një gol në këtë sezon. Pastaj erdhi lëndimi me kombëtaren kolumbiane. James Rodriguez pritet të kthehet në vitin 2020, me shpresën se do të jetë më i fortë. Kohët e fundit Zidane kërkoi durim me kolumbianin dhe theksoi se, kur është pa probleme lëndimesh, ai demonstron shumë cilësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat