E bujshme nga Spanja

Futboll

E bujshme nga Spanja

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 16:41
E bujshme nga Spanja

Real Madrid dhe Mançester Junajtid mund të kryejnë sërish një bashkëpunim të frytshëm midis tyre. ‘Los Blancos’ dhe ‘Djajtë e Kuq’ po shqyrtojnë mundësinë e shkëmbimit të bujshëm midis Mançesterit dhe Madridit. 

Sipas medias iberike ‘’Eldermarque’’, 13 herë kampionët e Europës  kanë ndërmend t’i ofrojnë palës angleze 50 milionë € plus anësorin Vinicius Jr. për të marrë në këmbim kampionin e botës Paul Pogba.

Duke parë dëshirën e francezit ‘’për të nisur një etapë të re’’ në karrierën e tij dhe formën larg pritshmërive të 19-vjeçarit brazilian, lind mundësia që palët të realizojnë një pakt me leverdi. Pogba dhe Vinicius po marrin minuta të pakta në klubet respektive dhe e ardhmja e tyre shihet larg skuadrave ku aktivizohen.

Kujtojmë që vite më parë Reali dhe Mançesteri kanë shkëmbyer midis tyre disa futbollistë: Devid Bekam, Rud Van Nisterloi dhe Gabriel Hajnce si dhe një nga ‘’goditjet më të bujshme’’ në historinë e merkatos së futbollit Kristiano Ronaldo për 90 milionë € në verën e vitit 2009.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat