Federata Spanjolle dënon Atletico Madridin veç me 301 euro!

Futboll

Federata Spanjolle dënon Atletico Madridin veç me 301 euro!

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 17:05
Griezmann

Atletico Madrid i shpëtoi ndëshkimit të madh – pasi tifozët bënë thirrje kërcënuese kundër ish-lojtarit, Antoine Griezmann gjatë ndeshjes së fundjavës së kaluar në ligën spanjolle kundër Barcelonës.

Liga Spanjolle kishte denoncuar klubin pasi disa tifozë kënduan ‘Vdekje për Griezmannin’ në ndeshjen e së dielës, të fituar nga Barcelona në Wanda Metropolitano në Madrid.

Megjithatë, Komiteti i Federatës Spanjolle do të analizojë sërish koret ndaj Griezmannit. Klubi mund të gjobitet nëse shpallet fajtor.

Ndërkohë, Federata Spanjolle e Futbollit tha se do ta gjobiste Atleticon me 301 euro sepse loja ishte ndërprerë, por nuk citoi thirrjet kundër Griezmann.

Gjoba u shqiptua kryesisht sepse tifozët hodhën sende në fushë.

Barcelona fitoi 1-0 me një gol të minutës së 86-të nga Lionel Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat