Mourinho përgatit afrimin e parë, portugezi merr një mister X

Futboll

Mourinho përgatit afrimin e parë, portugezi merr një mister X

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 18:42
Mourinho

Tottenhami po mendon të firmosë me qendërmbrojtësin e Norwich City-t, Ben Godfrey në merkaton e janarit. Football Insider shkruan se trajneri Jose Mourinho ka menduar të bindë lojtarin t'i bashkohet "Spursave", ndërsa çmimi i tij nuk është shumë i lartë. Futbollisti mund të kushtojë 20 deri në 25 milionë paundë. 

I riu është i joshur nga ideja, pasi mund të bëjë një hap gjigant në karrierë. Portugezi e ka ndjekur me vëmendjen lojtarin e kombëtares së 21-vjeçarëve të Anglisë. Lojtari është një zëvendësues ideal për dy qendërmbrojtësit me eksperiencë Toby Alderweireld dhe Jan Vertonghen.

Godfrey iu bashkua Norwich City-t nga York City në vitin 2016. Ai është kthyer në lider në skuadrën e trajnerit Daniel Farke. Ai ka luajtur 14 ndeshje si titullar në Premier League duke bërë mirë. Mourinho mund të tentojë një surprizë të bukur me afrimin e tij në ekip. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat