Ahmeti: Eroll Salihu dhe Agim Ademi nuk kanë legjitimitet për pozitat që mbajnë

Futboll

Ahmeti: Eroll Salihu dhe Agim Ademi nuk kanë legjitimitet për pozitat që mbajnë

Nga: Kushtrim Maliqi Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 18:56
Ahmeti: Eroll Salihu dhe Agim Ademi janë ish, ata legjitimitet për pozitat që mbajnë

Arianit Ahmeti, emri më i përmendur këto ditë në Federatën e Futbollit të Kosovës por edhe në qarqet sportive, në një bisedë për “Bota sot” ka folur për zhvillimet e fundit në institucionin më të lartë të futbollit në Kosovë, ku iu është përgjigjur sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihut duke e quajtur atë bashkë me të gjithë kryesinë e FFK-së si “ish”, pasi që sipas tij e kanë shkelur statutin dhe në ato pozita janë të paligjshëm.

“Tollovi nuk është bë në FFK, tollovi po dojnë të bëjnë ata të cilët janë sistemu në mënyrë të jashtëligjshme duke e shkelë statusin e FFK-së, bile-bile në disa raste edhe me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të disa politikanëve, prej ish-ministrit.

Njerëzit të cilët po kërkojnë që të kthehet rendi juridik, ata e kanë kërkuar një të drejt e cila është e mbështetur në rregullat juridike të cilat shkruajnë në atë statut”. Pyetjes së sekretarit të FFK-së, Eroll Salihut se ku ka qenë deri sot Arianiti dhe të tjerët që tash po i bie ndërmend se është shkelë statusi dhe se dokumenti të cilit iu është referuar, ka mundësi të jetë i falsifikuar, Ahmeti iu është përgjigjur duke thënë se:

“Nëse ai dokument i cili është i falsifikuar, mbanë një numër protokolli, mbanë një vulë të një institucioni e që është ministria, është gjithashtu edhe zyra e departamentit ligjorë, është staf civil. Ministria e cila në bazë të ligjit të sportit, udhëzimit administrativë është i vetmi organ i cili licencon dhe mbikëqyr federatat, unë nuk e di se si mund të jetë i falsifikuar. Këtë tollovi është duke e ndihmuar politika, është shumë normale që ky ministër i cili ka borxh ndaj individëve të federatës të cilët e kanë shkelë me dy këmbë statutin e FFK, neni 30.4 i ligjit të sportit, unë po ju them argumente dhe fakte, ndërsa ata kanë fjalë boshe. Ndërhyrje e drejtpërdrejtë konsiderohet ministri, e jo një fotografi me Adem Grabovcin të cilin s’mund të them se e kam mik, por thjeshtë një të njohur”. Vlerësimeve të pjesëtarëve të FFK-së, se veprimet e Arianit Ahmetit janë tendencioze dhe kanë rrezik ta dëmtojnë mbarëvajtjen e punës në kombëtare sidomos, tash kur më së shumti duhet të kemi unitet, ky i fundit i përgjigjet duke thënë se “për ta ditur se a po prishet atmosfera nga ana ime, ju duhet ta dini se çfarë roli kam pasur unë deri më tani në FFK dhe në Kombëtare.

Sa për dijeninë tuaj, qysh nga viti 2018 në lojërat e para, prej licencimit të stadiumit, e deri tek të gjitha organizimet e ndeshjeve kanë shkuar përmes meje, saqë mund të ish-kryetarëve, ish-sekretarit të cilët më janë lavdëruar drejtpërdrejtë mua, unë nuk mund ta di se kush mund ta prishë atmosferën, të gjitha këto mund tua dokumentoj me emailet e tyre”.

Ahmeti në përfundim të bisedës ka thënë se nuk është shkarkuar nga zëvendëssekretari i FFK-së, por se është në pushim mjekësor dhe se për këtë i ka njoftuar drejtuesit e FFK-së, ku pasi që të bëjë më mirë, do të rikthehet në punë, madje duke i quajtur stafin udhëheqës në FFK si ish, pasi që ata e kanë shkelur statutin dhe nuk janë më legjitim në vendin e tyre të punës. “Ata janë ish pasi që e kanë shkelur statutin.

Nga sot unë jam në pushim mjekësorë, e dinë ata sepse i kam njoftuar. Në bazë të rekomandimit të mjekut jam duke i bërë disa analiza, pasi që shëndeti është mbi të gjitha. Pas dhjetë ditëve nëse bëj më mirë do të kthehem në vendin e punës, ashtu siç edhe e kam kontratën”, është shprehur Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat