Buffon zbulon të vërtetën e madhe: Ja pse qëndrova te Juventus në Serie B!

Futboll

Buffon zbulon të vërtetën e madhe: Ja pse qëndrova te Juventus në Serie B!

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 23:18
Gianluigi Buffon

Juventusi ra në Serie B në sezonin 2006/2007 si pasojë e Calciopolit. Shumë lojtarë qëndruan besnik ndaj fanellës bardhezi, ndërsa disa të tjerë vendosën të largoheshin.

Gianluigi Buffon ishte njëri prej atyre që qëndruan besnik ndaj Juventusit dhe sot legjenda italiane, ka zbuluar të vërtetën e qëndrimit të tij me Juventusin në Serie B, duke dhënë një mesazh mjaft domethënës për të gjithë.

“Në mes të një bote që mbahet vetëm te fjalët, ky ishte rasti të jepja një sinjal të fortë për të gjithë ato të rinj që kanë pasion. Një sinjal të tillë mund ta jepje vetëm nëse hiqje dorë nga diçka e madhe dhe në atë moment unë hoqa dorë nga shumë shumë gjëra. Isha 28 vjeç dhe në mesin e karrierës sime.

Kisha fituar Kupën e Botës dhe mund të isha edhe për ‘Topin e Artë’. Nëse merrja një tjetër vendim shumë gjëra do të ndryshonin. Por në atë kohë isha i bindur se jeta do i kthente të gjitha mbrapsht. Tani jam 42 vjeç dhe e gjej veten këtu, nga ajo zgjedhje që unë bëra 14 vite më parë”, përfundoi Buffon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat