A do të jetë kjo skuadra e re e Rakitic?

Futboll

A do të jetë kjo skuadra e re e Rakitic?

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 08:16
Ivan Rakitic

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, është subjekt interesimi i Atletico Madrid.

ESPN raporton se Atletico Madrid është vënë pas mesfushorit të Kombëtares së Kroacisë, Ivan Rakitic.

32 vjeçari gjithashtu ka qenë i lidhur me një rikthim te Sevilla, duke mos e konsideruar veten të rëndësishëm në ‘Camp Nou’ te Barcelona.

Vetë lojtari në një intervistë ka pranuar se me dëshirë do të vishte fanellën e Sevillas në të ardhmen.

Rakitic ka startuar në vetëm dy ndeshje për Barcelonën këtë sezon në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat