Gazetari shkrihet së qeshuri me Shaqirin

Futboll

Gazetari shkrihet së qeshuri me Shaqirin

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 10:14
Gazetari shkrihet së qeshuri me Shaqirin

Futbollisti Xherdan Shaqiri u rikthye me gol te skuadra e Liverpoolit.

Ai shënoi në derbin lokal ndaj Evertonit, në fitoren e “Reds” 5:2. Gazetari shkrihet së qeshuri me Xherdan Shaqirin, ku shihet edhe në foto.

Duke folur pas ndeshjes, Shaqiri tha se ai me shokë do të japin maksimumin që Liverpooli të fitojë titullin kampion.

“Do të bëjmë gjithçka për t’iu sjellë tifozëve titullin kampion pas 30 vjetësh”, deklaroi Shaqiri.

“Ne tani për tani jemi në një pozitë shumë të mirë, por kemi një rrugë të gjatë përpara, andaj do të duhet të punojmë shumë, mirëpo jemi në rrugën e duhur”, shtoi ai.

Shaqiri ishte aq pozitiv, sa që gazetari s’i mbante të qeshurat pas intervistës.

Shaqiri tha se e rëndësishme është fitorja, e jo goli i tij. Kujtojmë se ky ishte goli i parë për Shaqirin në këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat