Tjetër trajner pritet të shkarkohet në Premier League

Futboll

Tjetër trajner pritet të shkarkohet në Premier League

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 10:18
Marco Silva

Pas humbjes 5-2 ndaj Liverpooli në derbi, Marco Silva pritet të shkarkohet.

Madje në mediat angleze raportohet se vet trajneri u ka thënë lamtumirën lojtarëve të Evertonin në zhveshtore, pas humbjes nga Liverpool në ‘Anfield Road’.

Everton pas 15 ndeshjeve, renditet në vendin e 18-të në Premierligë, me vetëm 15 pikë, ndërsa humbja ndaj Liverpool ishte tashmë e nënta e Evertonit këtë sezon.

Trajneri portugez gjatë ditës së sotme mund të humbas vendin e punës, për t’u bërë trajneri i radhës që shkarkohet në Premierligë.

Raportohet se trajnerin portugez tek Evertoni pritet ta zëvendësoj njëri nga Moyes ose Cahil.

Evertonin e presin tri ndeshje tejet të vështira në tri javët e ardhshëm ku do të ndeshet me kundërshtar si, Chelsea, Manchester United dhe Arsenal.

Prandaj kushdo që do të jetë trajneri i ardhshëm i Tottenhamit, javët e ardhshme nuk do të ketë aspak punë të lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat