Agjenti i Hysajt kundër Ancelottit, ka një “ultimatum” edhe për Napolin

Futboll

Agjenti i Hysajt kundër Ancelottit, ka një “ultimatum” edhe për Napolin

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 12:41
Elseid Hysaj

Në shtëpinë e Napolit nuk ka asnjë moment qetësie. Pas grumbullimit të diktuar të skuadrës, kërkuar nga Carlo Ancelotti, “benzinë zjarrit” i hedh edhe Mario Giuffredi: agjent, ndër të tjera, i Giovanni Di Lorenzo dhe Elseid Hysaj. Duke folur në mikrofonat e “Radio Kiss Kiss Napoli”, menaxheri në fjalë ka qenë i drejtpërdrejtë: "Lorenzo? Nuk është e këndshme ta shohësh atë të luajë kudo, skuadra duket e çorientuar. Roli i tij është mbrojtës i djathtë dhe ai duhet të bëjë këtë, pa u përshtatur diku tjetër. Di Lorenzo dhe Hysaj do të krijonin ekuilibrin e duhur në këndvështrimin taktik në rolet e tyre, por ata pranojnë zgjedhjet e teknikut dhe shohin përpara.

Te Napoli nuk duhet shumë për t'i bërë gjërat të shkojnë mirë. Aty ka lojtarë të shkëlqyer dhe trajnerë inteligjentë. Kërkohet një sens i përbashkët nga të gjithë. E ardhmja e Hysajt? Nuk kemi vendosur asgjë, jemi në duart e Napolit. Nëse shikojmë zgjedhjet e Ancelottit, që ta mbajë Hysajn në stol dhe të aktivizojë Di Lorenzo në të majtë e Maksimoviç në të djathtë, nuk ka më kuptim që Hysaj të mbetet aty. Në një situatë të tillë është më mirë që vetë klubi ta lërë të lirë lojtarin, të shkojë e të luajë atje ku i japin hapësirë dhe besojnë te potenciali që zotëron”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat