Mësohet nëse Hazard do të mungojë në ‘El Clasico’

Futboll

Mësohet nëse Hazard do të mungojë në ‘El Clasico’

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 13:09
Eden Hazard

Eden Hazard do të mungojë në sfidën e parë ‘El Clasico’ mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Barcelona më 18 dhjetor në ‘Camp Nou’ pret Real Madridin për të zhvilluar ndeshjen e parë ‘El Clasico’.

Real Madrid nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e belgut Eden Hazard.

Hazard ka pësuar një lëndim në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe PSG.

Ylli belg do të mungojë nga katër deri në gjashtë javë.

Lëndimi i Hazard, është një goditje e madhe për Real Madridin, me lojtarin që sapo kishte filluar të gjente formën e munguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat