Ibra thumbon sërish CR7: Ronaldo i vërtetë është braziliani

Futboll

Ibra thumbon sërish CR7: Ronaldo i vërtetë është braziliani

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Zlatan Ibrahimovic e ka pranuar që do të rikthehet në kampionatin italian, Serie A.

Ai do të ketë një duel me Cristiano Ronaldon dhe marëdheniet mes këtyre dyve nuk kanë qenë kurr të mira, me suedezin i cili ka sulmuar disa herë sulmuesin e Juventusit.

Kur u pyet se do të gjente një duel me Ronaldon ën Serie A, Ibra vazhdoi me të njëjtën mendim si zakonisht.

“Asapak, Ronaldo i vërtetë është braziliani. Ai nuk është një talent natyral, por frutë i një pune të madhe”, ka thënë fillimisht Ibra.

“Ai ka nënshkruar me një skuadër që ka fituar 7 herë radhazi Serie A. Nëse shkon në një klub të tillë, nuk është një sfidë. Nëse do të donte sfidë, ai duhej të shkonte tek Juvenutsi në Serie B dhe ta rikthente atë në Serie A”, përfundoi suedezi.

Kujtomë që Ibra është i lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm tek klubi i madh italian, Ac Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat