Atletico Madrid transferon talentin e ri brazilian

Futboll

Atletico Madrid transferon talentin e ri brazilian

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 14:16
Bruno Guimaraes

Një nga lojtarët më premtues në Brazil bëhet gati për t’u zhvendosur në futbollin europian.

Bruno Guimaraes zhvilloi ndeshjen e fundit përpara tifozëve të Atletico Paranaense në sfidën e fituar ndaj Santosit, ndërsa në janar do të veshë fanellën e Atletico Madridi.

Spanjollët prej kohësh ishin në gjurmët e mesfushorit dhe arritën të fitonin garën me Flamengon duke paguar afro 30 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit.

Nuk përjashtohet mundësia që Atletico Madridi, pasi të zyrtarizojë akordin, ta huazojë të riun për 6 muaj në një ekip tjetër spanjoll, që të përshtatet me realitetin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat