Një mungesë e madhe për Juventusin për ndeshjen ndaj Lazios

Futboll

Një mungesë e madhe për Juventusin për ndeshjen ndaj Lazios

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 15:34
Aaron Ramsey

Juventusi nuk i ka punët mirë me mesfushën e skuadrës.

Juventusi në mbrëmjen e së shtunës do të përballet me Lazion në kuadër të javës së 15-të të Serie A.

Sarri për këtë ndeshje përpos që nuk do të ketë në dispozicion Sami Khedira, tashmë është zyrtarizuar edhe mungesa e mesfushorit tjetër, Aaron Ramsey.

Uellsiani ka pësuar një lëndim në kofshën e tij të majtë, dhe siç raporton faqja zyrtare e Juventusi do të vlerësohet më pas shkalla e dëmtimit të tij.

Ramsey ka pasur 11 paraqitje në këtë sezon me Juventusin, ndërsa mungesa e tij për ndeshjen e së shtunës do të ndërlikoj edhe më shumë planet e Sarrit për formacionin bazë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat