Dortmundi synon transferimin e Haaland

Futboll

Dortmundi synon transferimin e Haaland

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 16:06
Dortmundi

Sulmuesi Erling Haaland është njeri i momentit në Europë.

Futbollisti i Red Bull Salzburgut ka shpërthyer me golat e tij në Austri, por në të njëjtën formë e cazhdoi edhe në Ligën e Kampionëve.

Ekipi austriak kërkon shifra të larta për shërbimin e tij, mirëpo klauzola e lirimit të lojtarit është vetëm 20 milionë euro.

E përditshmja gjermane, Bild shkuran se në garë për talentin është futur edhe skuadra gjermane e Dortmundit.

Dortmundi për të siguruar shërbimet e lojtarit duhet të mposhtë konkurrencën e Real Madridit dhe Manchester United, dy skuadra që tash e një kohë të gjatë janë vënë pas talentit norvegjez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat