Çka e ka penalizuar deri më tani klasifikimin e Teutës?

Futboll

Çka e ka penalizuar deri më tani klasifikimin e Teutës?

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 17:10
Çka e ka penalizuar deri më tani klasifikimin e Teutës?

Një muaj kohë deri në hapjen e merkatos, për sulmuesit e Teutës normalisht duhet të jetë një muaj kohë për të treguar se vlejnë për projektin e klubit.

Darko Nikac, malazezi i blerë me premisën për të bërë bomberin kryesor pas largimeve të Busic e Latif deri më tani ka stonuar, vetëm një gol në 13 prezenca është shumë pak për të kënaqur pritshmëritë e afrimit që shpresohej të zgjidhte problemin e golit, besimi nuk i ka munguar, 9 ndeshje si titullar dhe 4 herë nga stoli, por raporti i 29-vjeçarit me portën mbetet i ftohtë, i duhet të shfaqë aftësitë e tij, ndoshta që nga ndeshja me Skënderbeun, një kundërshtar që nuk shquhet për një mbrojtje hermetike dhe që deri më tani ka pësuar po aq sa Luftëtari i vendit të parafundit.

Nuk është më optimiste edhe tabloja e Khalid, 9 prezenca, 7 ndeshje të luajtura si titullar, asnjë gol i shënuar. 23-vjeçarit nga Gana i duhet të prishë sa më shpejt agjërimin e gjatë në ndeshjet e ardhshme, puna ë një sulmuesi matet gjithmonë me golat.

Shënimi me pikatore është aspekti që ka penalizuar deri më tani klasifikimin e Teutës, skuadra bregdetare ka shënuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e fundit, segment ku është abonuar plot 3 herë me rezultatin e bardhë 0-0, sfida me Skënderbeun do të jetë një provë e rëndësishme për të shëruar sindromën e mungesës së golit, element vendimtar për të arritur objektivin e bërë publik për t’a mbyllur kampionatin në një ndër tre vendet e para të klasifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat