Maqedonia e Veriut – Kosova do luhet në Shkup?

Futboll

Maqedonia e Veriut – Kosova do luhet në Shkup?

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 17:28
Ilustrim

UEFA-s në mbledhjen e saj të mërkurën ka përcaktuar edhe përdorimin e VAR në aktivitete e saj zyrtare, për të evituar gabimet gjatë ndeshjeve që kanë rëndësi kualifikuese për turnetë madhorë. Kështu, institucioni që drejton futbollin në kontinent ka vendosur që edhe play-off për pjesëmarrjen në Euro 2020, që zhvillohet në muajin mars, do të bëhet nën kontrollin e VAR, shkruan sportpres nga Maqedonia veriore.

FFM-ja, deri më 20 dhjetor, duhet të njoftojë UEFA-në, se në cilin stadium do ta luajë ndeshjen e play offit me Kosovën. 

Duke u bazuar në këtë vendim (përdorimi i VAR-it) të qeverisë evropiane të futbollit mund të konstatohet se ndeshja Maqedonia e Veriut – Kosova do të luhet në Shkup.

Stadiumi që plotëson kushtet mininale të UEFA-së, ai në Strumicë për momentin nuk posedon kapacitete teknike si dhe hapësir për montimin e kamerave për VAR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat