Conte pranon gjithçka para ndeshjes me Roma-n: Po, është e vërtetë...

Futboll

Conte pranon gjithçka para ndeshjes me Roma-n: Po, është e vërtetë...

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 18:16
Antonio Conte

Inter do të kthehet në fushë mbrëmjen e së premtes për t'u ndeshur në San Siro kundër Roma-s në javën e 15-të të Serisë A. Trajneri i zikaltërve, Antonio Conte, ka folur në konferencë për shtyp në prag të kësaj sfide.

Roma- "Verdhekuqtë po kalojnë një moment shumë të mirë forme, në Verona kanë treguar një pjekuri të madhe. Në verë kanë marrë një trajner dhe disa lojtarë që japin përgjigje, ne duhet të bëjmë kujdes. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, do të duhet të vuajmë".  

Lautaro - "Nuk më pëlqen kur flitet shumë për individët, dua të flas për skuadrën. Lautaro po rritet, por do të më pëlqente të theksoja punën e grupit. Mund të përmirësohemi akoma. Duhet të arrijmë në formën më të mirë të mundshme për Krishtlindje, pas oushimit do të marrim frymë dhe do të rikuperojmë lojtarët që na kanë munguar".

Prapaskena- "Totti më ka telefonuar për të më folur për Roma-n, më pas unë kam bërë vlerësimet e mia dhe kam zgjedhur Inter-in. Ndoshta nuk ka qenë momenti i duhur, edhe pse në atë moment nuk kishte akoma një skuadër tjetër", ka thënë Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat