Napoli i jep ultimatum Ancelotti-t. Mund të ketë pasoja edhe për Shqipërinë

Futboll

Napoli i jep ultimatum Ancelotti-t. Mund të ketë pasoja edhe për Shqipërinë

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 18:36
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti mund të mos e mbyllë vitin në drejtim të Napoli-t. Sipas Il Mattino, ndeshjet e ardhshme të napolitanëve do të jenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit. 

Të shtunën do të jetë sfida e kampionatit kundër Udinese-s, më pas përballja me Genk në Champions League. Presdienti De Laurentiis mund të vendosë ta shkarkojë trajnerin në rast se nuk arrihet fitorja kundër bardhezinjve. 

Gjithsesi, gjetja e një zëvendësuesi duket se nuk do të jetë e lehtë në këtë moment. Për këtë arsye, ideja e De Laurentiis është që t'ia besojë skuadrën një trajneri të përkohshëm deri në qershor. 

Gattuso, që është emri i parë në listë, duket se nuk është i interesuar për një rol të tillë dhe ka shtyrë drejtuesit e klubit që të mendojnë për dy mundësi të tjera: Edy Reja, trajneri i Shqipërisë, dhe Cesare Prandelli.

Dy rrugë këto që mbeten vetëm ide, të paktën deri në përfundim të ndeshjes së Napoli-t kundër Udinese-s, kur fusha do të thotë nëse Ancelotti do ta ketë "shpëtuar kokën". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat