Ministria sqaron punën e Federatës së Futbollit të Kosovës

Futboll

Ministria sqaron punën e Federatës së Futbollit të Kosovës

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 18:47
Ministria sqaron punën e Federatës së Futbollit të Kosovës

Reagon Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit të Kosovës, me zhvillimet e fundit në futbollin e Kosovës.

"Njoftim publik nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, lidhur me shkresën/sqarimin  i cili ka qarkulluar si opinion i Departamentit Ligjor këto ditë nëpër media që ndërlidhet me mandatin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, sqaron të gjitha palët e përfshira në këtë proces si dhe opinionin publik, si më poshtë:

Shkresa e datës 02.12.2019, nuk paraqet qëndrimin zyrtar të Departamentit Ligjor.

Shkresa që ka qarkulluar së fundmi është një draft-shkresë, përkatësisht propozim, që zyrtarët e Departamentit Ligjor i qarkullojnë për konsultim të brendshëm deri sa e njëjta të marrë formën përfundimtare. Shkresat dalëse në emër të departamentit nënshkruhen nga zyrtari që e harton shkresën, udhëheqësi i drejtpërdrejtëi tij (udhëheqësi i divizionit) dhe drejtori i Departamentit Ligjor, për t’ju drejtuar më pas palëve përmes Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm.

Kjo është procedura standarde e rregulluar se si distribuohen shkresat nga ky departament", thuhet nga MKRS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat