Mitrovica ngritet në pozitën 81 të klubeve më të suksesshme

Futboll

Mitrovica ngritet në pozitën 81 të klubeve më të suksesshme

Nga: Fatmir Beka Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 18:54
Mitrovica ngritet në pozitën 81 të klubeve më të suksesshme

Kampioni i dyfishtë në Futbollin e Femrave në vendin tonë KFF “Mitrovica”  pas sukseseve dhe kalimit të grupit në ndeshjet e Kupave evropiane, ka bërë një kërcim të madh përpara në ngritje, duke arritur në vendin e 81 –të klubeve më të suksesshme bazuar kjo në rezultatet e arritura në garat e fundit.

Lideri i sivjetshëm dhe ai i dy viteve të shkuara KFF “Mitrovica” , që llogaritet klubi më pretendent për kurorën e tretë të titullit kampion por edhe të Kupës së Kosovës, po vazhdon punën me qëllim që jo vetëm të mbrojë titujt e fituar, por edhe të krijoj edhe një skuadër të denjë për sfidat evropiane.

Për të gjithë suksesin e arritur padyshim më meritori është ish-futbollisti tashmë trajneri i mirënjohur mitrovicas Seid Onbashi, që fal këmbëngulësisë dhe punës së palodhshme po ia del që të seleksionoj por edhe të stërvis skuadrën duke qenë e pamposhtur në arenën vendore.

Natyrisht merita në rezultatet edhe sukseset e deritashme padyshim kanë edhe futbollistet, stafi teknik , bashkëpunëtorët dhe kryesia, mirëpo kjo nuk mund të thuhet për qytetin që i del në takim këtij kolektivi sportiv vetëm kur të ftohet për festimin e sukseseve të këtyre vashave.

Ngritja nga vendi 103 në renditjen e klubeve më të suksesshme evropiane sipas UEFA-së në vendin 81 me gjithsejtë  4 mije e 300 pikë, padyshim është sukses që duhet vlerësuar, pasi kjo direkt ndikon edhe në kuotizimin e vendit tonë – Kosovës në shtëpinë e Futbollit UEFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat