E pabesueshme sa para marrin në muaj Rrahmani e Kumbulla

Futboll

E pabesueshme sa para marrin në muaj Rrahmani e Kumbulla

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 19:19
E pabesueshme sa para marrin në muaj Rrahmani e Kumbulla

Është një nga futbollistët më të mirë të momentit te Verona, por mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, paguhet vetëm 8 mijë euro në muaj te skuadra e Serisë A.

Shqiptari është futbollisti me pagesën më të ulët te skuadra veroneze, edhe pse është titullar i padiskutueshëm te skuadra e tij. Kujtojmë që Kumbulla ishte pjesë e akademisë, teksa i është bashkuar skuadrës së parë prej 2 sezonesh.

Paga e tij pritet të rritet në muajin janar, pasi mbrojtësi ka zgjuar interesin e shumë klubeve prestigjioze, teksa nuk është normale që të mbetet në këto shifra modeste.

Për sa i përket ish-mbrojtësit të Partizanit, Amir Rrahmani, ai merr 30 mijë euro në muaj. Një shumë kjo relativisht e kënaqshme.

Futbollisti më i paguar te Verona është Giampaolo Pazzini, i cili merr plot 184 mijë euro në muaj. Ja të gjitha pagat javore të futbollistëve të Veronës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat