Demiral objektivi kryesor i Arsenalit, Topçinjtë janë gati ta përfshijnë Bellerinin në ofertë

Futboll

Demiral objektivi kryesor i Arsenalit, Topçinjtë janë gati ta përfshijnë Bellerinin në ofertë

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 19:48
Merih Demiral

Merih Demiral është objektivi kryesor i skuadrës angleze Arsenal për repartin defensivë.

Londinezët janë duke pasur probleme të mëdha me mbrojtjen dhe Demiral shihet si zgjedhje e problemeve në këtë repart.

Qendërmbrojtësi turk vlerësohet shumë nga Topçinjtë që po synojnë transferimin e tij qysh në afatin kalimtar të janarit.

21-vjeçari iu bashkua Juventusit këtë verë, por pa pasur shumë hapësira në formacionin e Zonjës së Vjetër.

Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Anglia, Arsenali është gati të ofrojë mbrojtësin e djathtë Hector Bellerin si shkëmbim me qendërmbrojtësin turk.

Juventus është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe marrëveshja mes klubeve duket shumë afër.

Gjithsesi mbetet të shihet në janar nëse do të arrihet një marrëveshje për këtë shkëmbim të bujshëm të dy gjigantëve evropianë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat